Ish-dhëndri u shkoi në shtëpi dhe u konfliktuan, humbin jetën babë e bir në Lezhë!

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin.

Policia njofton se në fshatin Grykë Zezë, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjerin Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy viktimat ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia. Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir.

Ai ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

EGrupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.