Klubi rus tallet me Barcelonën: “A jeni xhelozë ju në Barcelonë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Spartakut të Moskës në Rusi ka prezantuar së fundmi transferimin më të ri në merkato teksa bëhet fjalë për ish-futbollistin e Lazios dhe Inter në Serie A, Keita Balde. Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur një kontratë trevjeçare me moskovitët ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numrin nëntë.

Ndërkohë, skuadra përgjegjëse e klubit rus në rrjetet sociale nuk ka mundur të qëndrojë indiferente ndaj vështirësisë së Barcelonës për të regjistruar lojtarët e afruar në merkato dhe është tallur me katalanasit. “Duke regjistruar një blerje të re pa asnjë lloj problemi, a jeni xhelozë ju në Barcelonë”, shkruhej në llogarinë zyrtare të Spartak Moskë duke ironizuar Barcelonën.

Një postim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa te Spartak Moskë njihen për ironitë e tilla ndërsa në të kaluarën “pre” ka qenë edhe Bayern Munich.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV