Të shtëna me armë në Tiranë, regjistrohen 2 viktima

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tiranë. Sipas burimeve  dy persona janë qëlluar te rruga Islam Alla, rrugë e cila lidh Rrugën e Kavajës me Myslym Shyrin si pasojë e të shtënave.

Sipas informacioneve të para, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku  me kunatën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, teksa më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave e as i autorit, teksa të panjohura janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.