Tragjedi në kryeqytet! Vëllai i merr jetën vëllait dhe kunatës në mes të lokalit

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë e ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku  me kunatën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në një agjenci udhëtimi në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit”. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia e ka shpallur atë në kërkim.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Kjo vrasje e dyfishtë është e dyta në harkun e pak orëve. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri i mori jetën ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrit Pjeter Përjaku. Ngjarja ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.