Ukraina nis kundërsulmin/ Zelensky thirrje rusëve: Nëse doni të jetoni, ikni në shtëpi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kundërofensiva e forcave ukrainase në jug, në Kherson, do të jetë e ngadaltë, por e suksesshme.

Kështu ka deklaruar këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, duke nënvizuar se është “një operacion i ngadaltë i planifikuar për të shtypur armikun, duke shpëtuar jetën e ushtarakëve dhe civilëve”, sipas La repubblica.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur.

Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre. Në një video-mesazh të postuar mbrëmë, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

Ndërkaq, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë nisur për të inspektuar centralin Zaporizhja, që është nën kontrollin rus. Ky central ra në duart e rusëve disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.Luftimet e fundit përreth centralit të Zaporizhjas – që është më i madhi në Evropë – kanë rritur frikën për ndonjë incident bërthamor.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV