Një javë pas martesës, makina përplas 23-vjeçaren në oborrin e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është futur në oborrin e një banese, duke përplasur për vdekje 23-vjeçaren e identifikuar si Marjana Seitaj.

Drejtuesi i mjetit Sajmir Taci ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u futur në oborrin e banesës së viktimës.

Si fillim 23-vjeçarja është dërguar në spital, por më pas për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, e ndjera kishte vetëm një javë që ishte martuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV