Një fenomen i vërtetë, portieri i Milanit, Mike Maignan, ka statistika të frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pritje që De Ketelaere të shpërtheje përfundimisht dhe pse jo edhe ingranazhet të nisin të funksionojnë siç duhet te ky Milan, garancia e kampionëve të Italisë në fuqi quhet Mike Maignan.

Portieri francez ishte vërtet magjik ndaj Berardit në sfidën e mbrëmjes së djeshme, duke i mohuar golin nga 11 metrat.

Kjo ishte penalltia e tij e dytë që pret për ngjyrat kuqezi (e para ishte sezonin e kaluar në Champions, përballë Liverpoolit), por akoma më shumë se kaq, statistikat thonë se Maignan priti të 12 nga 29 (41% të tyre) që ka parë t’i goditen kundër deri në këtë pjesë të karrierës së tij.

Madje, edhe përpara kësaj ndeshjeje, në një intervistë për rrjetin “DAZN”, gardiani kuqezi kishte shprehur se ai nuk mendonte që të punonte vetëm në stërvitje, por analizonte dhe studionte me shumë kujdes edhe sulmuesit kundërshtarë.

Dhe nëse Maignan e konfirmoi atë që tha, ndoshta ai që duhej të kishte qenë më i vëmendshëm duhej të kishte qenë Berardi, që të ndërronte ndoshta mënyrë goditjeje, për të nxjerrë jashtë trajektoreje portierin “magjik” të Milanit.

Të fundit

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht,...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po...

Lajme të tjera

Web TV