Shkarkimi i Gledis Nanos, eksperti Hroni: Është provë që policia nuk po reformohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë, qeveria Rama shkarkoi sot drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, për rezultate të pamjaftueshme në detyrë. Ministri i punëve të brendshme, Blendi Çuçi, deklaroi se shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave, që kishin vënë me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Por eksperti i pavarur, Sotiraq Hroni, pohoi se shkarkimi i zotit Nano është një tjetër provë, që reforma në polici nuk po funksionon dhe se politika ndërhyn shumë në punën e policisë, duke frenuar reformimin e forcave të rendit. Dy ditë më parë në qarqet mediatike të Tiranës u përhap një njoftim se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano, kishte dhënë dorëheqjen, por ai e hodhi poshtë këtë si të pavërtetë.

Por ajo që nuk ndodhi me dorëheqjen, u realizua sot me shkarkimin e tij. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i punëve të brendshme, Bledi Çuçi, deklaroi se “policia shqiptare ka nevojë për një reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas”, dhe se “vendimi i qeverisë për shkarkimin e Nanos lidhet me situatën e krijuar muajt e fundit dhe me mospërmbushjen e objektivave”, që kishin vënë me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Ekspertë të pavarur pohuan se shkarkimi i Nano është një tjetër shembull se reforma në polici nuk po funksionon dhe se politika vazhdon të pengojë reformimin e forcave të rendit, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tyre profesionale. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim studion prej shumë vjetësh ecurinë e transformimit të forcave të rendit dhe këshillon nga afër reformimin e tyre me standarte bashkëkohore.

Drejtuesi i Institutit, Sotiraq Hroni, tha se shkarkimi i Nanos për mospërmbushje të objektivave nuk qëndron, sepse nuk ekziston një dokument me këto objektiva. Ai tha se politika duhet të heqë duart nga policia, sepse po pengon reformimin e policisë.

“Nuk besoj se ekziston një dokument i bërë publik, me një set objektivash, që qeveria ia vendos drejtorit të përgjithshëm. Kjo nuk ekziston si filozofi as në emërimin e shefave kryesorë as atyre në qarqe. Nuk ka një dokument publik as kur u emërua Nano, që të thuhet se këto kanë qenë objektivat dhe këto nuk u përmbushën” – thotë Hroni.

Hroni thotë se ka shumë ndërhyrje të politikës në punën e policisë, duke e penguar në veprimtarinë e përditshme dhe në reformimin e saj me kritere moderne, me meritokraci dhe sistem karriere në zgedhjen e drejtuesve. Emërimet kryesore në radhët e policisë kontrollohen nga politika, thotë ai aq sa duket një listë e mbyllur që rrotullohet në pak emra për mbi 10 vite.

Lexo edhe :  DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

“Një nga gjërat që unë mendoja se Nano do ta bënte pak më mirë, është të mos riciklohen të njëjtat emra drejtuesish nga 2016 e deri sot. Janë po ata drejtues policorë, i njëti staf dhe kjo nuk sjell ndryshim të madh. Këtë nuk e kuptoj, se si flitet për reforma, dhe mbeten po ata njerëz, që vetëm ndryshojnë vendet” – thotë Hroni.

Ish drejtori Nano nuk ka dhënë ende ndonjë reagim për shkarkimin nga detyra, ndërsa u shënua si një nga drejtuesit më afatshkurtër të policisë, vetëm 10 muaj, ndonëse me një karrierë 20-vjeçare në polici, 5 nga të cilat i ka në krye të strukturave të Antiterrorit.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehu vlerësimin për Gledis Nano, i cili, siç thuhet në një postim në rrjetin Twitter, “ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”.

“Ka ardhur koha që policia të reformohet sa i takon emërimeve. Ato duhet të jenë një proces i brendshëm policor. Kandidaturat duhet të vijnë si propozim i vet policisë së shtetit. Emërimi mund të bëhet nga qeveria, por ky emërim dhe më pas shkarkimi duhet të bëhen me mekanizmin check and balance, ngjashëm me shefin e shtabit të ushtrisë dhe me kreun e shërbimit sekret. Kjo është vetëm njëra çështje.

Por ka edhe një mori çështjesh të tjera, që e bëjnë policinë një nga sektorët, që ka më shumë nevojë për reforma të ngjashme me policie vendeve demokratike” – thotë Hroni.

Qeveria emëroi Gledis Nano në tetorin e vitit të kaluar si drejtor të policisë së shtetit, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ardi Veliu. Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Kriminaliteti gjatë sezonit turistik dhe disa krime të rënda javët e fundit nga grupet e krimit të organizuar përkeqësuan gjendjen e rendit dhe sigurisë në Shqipëri./VOA

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV