VIDEO/ Barella shënon një supergol, Lukaku e duartroket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi u rikthye te fitorja mbrëmjen e djeshme, teksa mposhtën me rezultatin 3-1 Cremonesen në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e katërt të Seria A italiane.

Për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi, golat u shënuan nga Joaquin Correa në minutën e 12′, Nicolo Barella në minutën e 38′, Lautaro Martinez në minutën e 76′, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A e shënoi Okereke në minutën e 90′.

Goli që ra më shumë në sy edhe për nga rëndësia e aksionit, ishte ai i mesfushorit zikaltër, Nicolo Barella.

Hakan Calhanoglu dhuroi një super asist për Barella-n, i cili ka goditur menjëherë në ajër duke e dërguar topin në fundin e rrjetës me një “perlë” të vërtetë.

Me këtë sukses, Interi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve, ku në katër ndeshje ka koleksionuar 3 fitore dhe 1 humbje.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV