Zyrtare nga Bordi i Transparencës, ulet sërish çmimi i karburantit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Lexo edhe :  Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Të fundit

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer....

Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje

Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit ditën e sotme (9...

Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra bojkotesh dhe një riorganizimi të...

Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më...

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte...

Lajme të tjera

Web TV