30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë, Krifca: Ja sa fermerë kanë aplikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme nisën aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurë, për mbështetje financiare 30 mijë lekë nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, lajmëroi se këto aplikime do të kryhen në portalin e-Albania deri më 23 shtator.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug për të marrë mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

“Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%. Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani.

Ndërsa vijojmë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, ju falenderojmë për durimin ndërsa alokojmë fondet dhe që jeni të vëmendshëm ndaj politikave tona. Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë 35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë”, shkruan Krifca.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV