“Një mbyllje e çmendur”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet merkato verore pas një muaji intesiv. Shumë blerje, shitje dhe transferime me bujë. Tashmë ekipet u plotësuan dhe i gjithë fokusi tani shkon tek sfidat pasardhëse dhe shumë të ngarkuara.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Prestigjozja “Marca” e konsideron ditën e fundit të merkatos si “Një mbyllje e çmendur”. Lum transferimesh në LaLiga ditën e fundit të merkatos.Prima Pagina Marca 02/09/2022

“Të regjistruar” ka shkruar katalanasja “Sport”. Marcos Alonso u përfshi në marrëveshjen e Aubameyang me Chelsean dhe nënshkroi për dy sezone plus një. Bellerin nga ana tjetër, ndërpreu kontratën me Arsenalin dhe do të ketë një kontratë njëvjeçare me klubin Blaygrana.Prima Pagina Sport 02/09/2022

“Mundo Deportivo” fokusohet gjithashtu tek blerjet e ditës së fundit nga Barça: “Bellerín, po. Marcos, pritet”.Prima Pagina Mundo Deportivo 02/09/2022

“Mbyllet” është titulli i madrilenes “AS”. Dita e fundit e merkatos mbyllet me 24 blerje dhe 22 dalje në LaLiga.Prima Pagina AS 02/09/2022

“La Gazzetta dello Sport’ hapet me trajnerin Inzaghi që e bindi presidentin ditën e fundit: “Goli i Inzaghit”. Presioni teknik e solli Acerbin “e tij” në Inter.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 02/09/2022

“Ne i fitojmë të gjitha” shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”. Gjeli Belotti paralajmëron ekipet ‘BIG’: “Ne nuk vendosim kufij, ne jemi të fortë”. Prima Pagina Corriere dello Sport 02/09/2022

Tuttosport hapet si zakonisht me bardhezinjtë: “Alegri, tani është Juve juaj”. Ekipi u përmbys në 8 muaj me nënshkrime të nivelit të lartë dhe shitje kryeveprash: më i fundit, Arthur në Liverpool dhe Zakaria në Chelsea.Prima Pagina Tuttosport 02/09/2022

Në Britaninë e Madhe, “Mirror Sport” nxjerr në pah sulmuesin që vendosi fitoren 1-0 të Manchester United ndaj Leicester. “Show me drita”, Sancho shkëlqen dhe merr United në ‘shpatulla’.Prima Pagina Mirror Sport 02/09/2022

Të fundit

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij...

Lajme të tjera

Web TV