Kohët e fundit shqiptarët dhe e gjithë bota po përballen çdo ditë me një rritje galopante të të gjitha çmimeve. Përpos rritjes së çmimit të karburanteve, një rritje të ndjeshme kanë edhe çmimet e ushqimeve bazë.
Por përtej tyre, duket se edhe një produkt tepër i dashur për shqiptarët, ka pësuar rritje të konsiderueshme. Bëhet fjalë për kroasantët e paketuar, të cilët shpesh në gjuhën popullore njihen edhe si “Molto” (pavarësisht markës që mund të kenë).
Nëse vetëm pak ditë më parë çmimi i një cope kushtonte 60 lekë, mbrëmjen e sotme një qytetar ka dërguar një foto ku tregohet se çmimi i këtij produkti ka shkuar tashmë në 90 lekë. Në terma ekonomikë, çmimi ka pësuar një rritje prej 50%, e cila në terma të përqindjes klasifikohet si një rritje tepër e madhe./Joq