Sot Samiti i ‘Open Balkan’, pritet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, në kuadër të nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ për unifikimin e tregjeve.

Ditën e sotme do të mbahet Samiti, ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të ‘Open Balkan’, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.

Përveç tre liderëve Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia. Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

AXHENDA

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve