Turqia mbështet “Ballkanin e Hapur”, ministri i jashtëm kritika BE: Mbajti peng vendet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavushoglu i pranishëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet këto dy ditë në Serbi kritikoi dhe BE-në pasi politika e zgjerimit është marrë peng. Madje dhe anëtarësimi i Turqisë është politizuar nga interesa të ngushta.

 Mevlut Çavushoglu: “Ballkanin e  hapur” e shohim si një urë mes Ballkanit dhe BE-së. Në të shkuarën zgjerimi ishte mes politikave më të suksesshme të BE-së por tani BE është kthyer me vështrimin së berndshmi dhe interesat e brendshme politike kanë marrë peng agjendën e zgjerimit. Asnjëri nuk mund të ofrojë një shpjegim të mirë pse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritën kaq gjatë. Është dramatike që një luftë në Europë i kujtoi të gjithë për rëndësinë e zgjerimit. Shpresoj që përvoja e tyre të jetë ndryshe nga përvoja jonë. As nuk dua të flas si anëtarësimi i Turqisë është politizuar nga interesa të ngushta. Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit dhe më shumë vende ti bashkohen kësaj nisme.

Turqia e sheh nismën si urë mes Ballkanit të Hapur dhe BE-së ndërsa lufta në Ukrainë është thirrje pë tu zgjuar.

Mevlut Çavushoglu “Lufta në Europë është një thirrje për tu zgjuar. Shohim sa të cënueshëm jemi. Dimri po vjen siguria ushqimore dhe e energjisë janë shndërruar në sfida të përbashkëta dhe nuk ka recetë tjetër vetëm solidariteti.  Lufta ka rikonfirmuar rëndësinë e investimeve të përbashkëta në energjitë e ripërtërishme dhe integrimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit”

Dy sfidat në rajon

Dy janë sfidat në rajon dhe nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit tha ministri I Jashtëm duke shtuar se javën tjetër Erdoan do të jetë në Ballkan.

Lexo edhe :  Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

“Kriza politike në Bosnje Hercegovinë. Presidenti Erdoan do vizitojë Bosnje Hercegovinën, Serbinë, e Kroacinë javën tjetër dhe situate politike në Bosnje do të jetë në krye të agjendës tonë. Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit.

Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Marrëveshja për kartat e identitetit vërteton se duhet të përqëndrohemi në interesa të përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me të dyja palët e do të vijojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet e tjera që mbeten.

Disa mund të mendojnë që Turqia është aktor i jashtëm por është e gabuar. Ne jemi Ballkan. Ne hedhim poshtë ndarjet artificiale në Ballkanin më të gjerë si perëndim apo lindje. Na duhet të zgjidhim problemet tona e të mos i shërbejmë interesat e të tjerave. Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij.” 

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV