Parku i Liqenit me një kënd të ri argëtues, Veliaj: Ideal për gjyshërit dhe sportistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës, ndaj është “destinacioni” i preferuar i banorëve të kryeqytetit, për të kaluar pasditet dhe fundjavën.

Ndaj, së fundmi i është shtuar një kënd argëtues për fëmijë e të rritur, në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj njoftoi instalimin e 6 moduleve force dhe disa tavolinave për lojëra, për të gjithë të apasionuarit pas stërvitjeve në natyrë.

“Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! 6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! – Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit”, tha Veliaj.

Në Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar disa kënde sportive, ndërsa nuk mungojnë as hapësirat e dedikuara për fëmijët dhe për moshat e treta.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV