Tenisi përshëndetet me një legjendë, Serena Williams tërhiqet në moshën 40-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e tenisit është përshëndetur me një legjendë të vërtetë të këtij sporti, pasi Serena Williams vendosi të tërhiqej pas disfatës në US Open ndaj Ajla Tomljanovic.

Para publikut të saj amerikan, 40-vjeçarja vendosi të mbyllë një karrierë të lavdishme ku mund të veçohen katër medaljet olimpike, 23 tituj Grand Slam (më shumë se kushdo) dhe rekorde të shumta. Mes lotëve, Serena falenderoi mbështetësit e saj, prindërit dhe sigurisht motrën, Venus.

“Provova të kaloja në raundin tjetër të US Open, por Tomljanovic luajti pak më mirë. Falenderoj babain tim, e di që më sheh, falenderoj mamanë gjithashtu. I falenderoj të gjithë mbështetësit e mi që janë këtu dhe që kanë qëndruar përkrah meje në gjithë këto vite, madje dekada.

Gjithçka nisi prej prindërve të mi dhe ata meritojnë gjithçka. Ju jam shumë mirënjohëse dhe këto janë lot gëzimi. Unë nuk do të isha Serena, nëse nuk do të ishte Venus. Prandaj faleminderit Venus, ajo është arsyeja e vetme pse Serena William ekziston. Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur, më i pabesueshmi në jetën time. Ju jam shumë mirënjohës mbështetësve sepse falë tyre kam arritur deri këtu.

A do ta konsideroj ndonjëherë të rikthehem? Nuk mendoj, por asnjëherë mos thuaj kurrë! Nuk e di”, tha Serena Williams që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve teksa la fushën e Arthur Ashe Stadium.

Të fundit

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

Lajme të tjera

Web TV