18 vite pa Gramoz Palushin/Të riut që grekët i morën jetën se festoi fitoren e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot, më 4 shtator të vitit 2004 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kuqezinjtë mundën Greqinë kampione Europe e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Gjermani 2006”.

Asokohe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti me rezultatin 2-1, kombëtaren helene falë një goli historik. Shqipëria shënoi 2 gola me Adrian Alijan dhe Edvin Muratin, ndërsa Greqia shënoi 1 gol me Janakopulos.

Stadiumi “Qemal Stafa” atë natë 4 shtatori u vesh nga hareja, brohorimat dhe këngët shqiptare të cilët po festonin triumfin historik dhe heroik të lojtarëve shqiptarë të cilët gjunjëzuan skuadrën helene.

Greqia asokohe kishte pak kohë që ishte shpallur kampione Europë në Portugali dhe u mposht fuqishëm nga skuadra shqiptare.

Në vendin tonë veç festimeve nuk u shënuan incidente, por në Greqi një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos teksa u sulmua nga një greko-amerikan Panajotis Kladhis me një thikë pas shpine.

Tragjedia ndodhi, ndërsa i ndjeri, tifo i kuqezinjve po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë.

Palushit ia morën jetën vetëm pse ai po festonte me flamurin kombëtar shqiptarë në rrugët e Greqisë për fitoren e Shqipërisë në ndeshjen për eliminatoret e Botërorit “Gjermani 2006”.

I ndjeri ishte vetëm 20-vjeç, ndërsa iu shuan ëndrrat në mes vetëm përse festoi fitoren e kombëtares shqiptare që mundi Greqinë.

Të fundit

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në...

Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat...

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi...

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Lajme të tjera

Web TV