Greqi/ Shpërthen bombola në fabrikën e peshkut! Shënohen dy viktima, njëri shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bombol me oksigjen ka shpërthyer ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit. Dy burrat e moshës 41 dhe 49 vjeç u plagosën rëndë por nuk i mbijetuan plagëve të rënda dhe ndërruan jetë, shkruajnë mediat greke. Pas ngjarjes së rëndë, policia greke ka arrestuar dy pronarët e fabrikës së peshkut.
41-vjeçari grek është identifikuar si Gerasimos Fatouros, baba i tre fëmijëve ndërsa nuk dihet ende identiteti i shqiptarit. Gruaja e 41-vjeçarit ka humbur ndjenjat sapo ka mësuar ngjarjen e rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se ka humbur dy motrat e saj në një aksident me makinë dhe tani po përballet me një tragjedi të re.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, zjarrfikëset dhe policia për të mësuar detajet e ngjarjes.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV