Historia tragjike e vogëlushes së preferuar të Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatkeqësisht, është vajzë, por zemra ime është plot lumturi. Do ta quajmë Helga,”– kjo fjali është shkëputur nga ditari i Joseph Goebbels më 1 shtator 1932, ditën kur lindi vajza e tij e parë. Ministri i propagandës naziste Joseph Goebbels kishte familjen perfekte gjermane. Dhe ia dha Hitlerit si dhuratë.

Në atë kohë, Adolf Hitleri përdorte qindra fëmijë në fotografitë e tij për propagandën naziste. Zyrtarisht, ai nuk kishte fëmijë biologjikë dhe mendohej  se kishte probleme të mëdha me intimitetin. Ndërsa nazizmi po shpërthente në të gjithë Gjermaninë, udhëheqësit e tij mbronin fëmijët e tyre duke i dërguar jashtë. Por Goebbels besonte se fëmijët e tij, si pasardhës idealë nazistë, duhej të ishin sa më afër lëvizjes. Pra, ata u vendosën sa më pranë me Hitlerin.

Joseph Goebbels kishte pesë vajza dhe një djalë, të gjithë emrat e tyre fillonin me shkronjën “H”: Helga, Hedwig, Helmut, Hildegard, Holdine dhe Heidrun. Edhe pse nuk ka asnjë provë të shkruar për këtë, historianët besojnë se fëmijët u emëruan sipas Adolf Hitlerit. Nëna e tyre Magda i vishte me rroba të bukura dhe rregullisht i rregullonte flokët. Ata ishin të bukur dhe të sjellshëm.

Fëmijët e Goebbels ishin “njerëzit e preferuar” të Hitlerit. Por jo sa Helga. Helga ishte një fëmijë i bukur me sy blu që nuk qante kurrë. Ajo ishte vajza e babit, që kalonte më shumë kohë me të sesa nëna e saj. Shpesh, vajza e zgjuar dëgjonte Hitlerin ose babain e saj me habi teksa i tregonin për propagandën naziste, megjithëse ajo nuk mund të kuptonte asgjë.

Kur Hitleri ishte përreth, ajo shpesh ulej në prehrin e tij, bënte një shëtitje me të në një park ose pinin çokollatë të nxehtë së bashku. Adolf madje bëri shaka për afërsinë e tyre: Nëse do të kishim të njëjtën moshë, do të ishim çift i përsosur.

Më 22 prill 1945, familja Goebbels mori fëmijët nga shtëpia e tyre dhe u zhvendos në Führerbunker. Të nesërmen, Ushtria e Kuqe Ruse hyri në periferi të Berlinit. Joseph Goebbels e dinte se çfarë po ndodhte dhe nuk donte që fëmijët e tij të binin në duart e sovjetikëve.

Zonja Goebbels kishte menduar tashmë për vrasjen e fëmijëve të saj një muaj më parë. Ajo e dinte se si nazistët ishin mizorë ndaj kombeve të tjera dhe priste hakmarrjen e aleatëve. Madje ajo pa me sytë e saj mizorinë e Hitlerit ndaj një djali hebre. Sipas kunatës së saj nga martesa e saj e parë Ello Quandt, Magda nuk donte të ishte e dobët dhe vendosi të vetëvritej. Ajo e dinte nëse aleatët e kapnin, do t’i duhej të fliste për veprimet mizore të burrit të saj. Por nëse ajo vendoste do dilte kundër ndërgjegjes së saj. Për më tepër  nuk donte që fëmijët e saj të dëgjonin për babanë e tyre si një nga kriminelët më të mëdhenj gjermanë.

Lexo edhe :  Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

“Më mirë që fëmijët e mi të vdesin, sesa të jetojnë me turp, të tallur. Fëmijët e mi nuk kanë asnjë shans në Gjermani pas luftës”.

Kur aviatorja Hanna Reitsch ofroi t’i largonte fëmijët nga bunkeri, Magda refuzoi, madje i kërkoi që të mos e linte të tërhiqej nga vrasja e fëmijëve të saj nëse ajo ishte në dy mendje. Në mbrëmjen e 1 majit 1945, Magda i veshi vajzat me këmisha nate të gjata të bardha dhe lidhi fjongo në flokët e tyre. Pastaj vuri dentistin e ri SS Helmut Kunz nën presion për të vrarë fëmijët. Hitleri ishte tashmë i vdekur dhe sovjetikët po vinin! I riu në fillim nuk pranoi por në fund u injektoi fëmijëve morfinë në Vorbunker.

Magda Goebbels nuk ishte në gjendje t’i vriste fëmijët e saj, kështu që Kunz thirri mjekun e Hitlerit, Ludwig Stumpfegger, i cili u kishte dhënë shishet e morfinës.

Dy orë më vonë, ndërsa po dilnin nga dhoma, Magda tha se “gjithçka kishte mbaruar”. Ajo erdhi në Führerbunker e vetme, me një fytyrë të zbehtë dhe sy të skuqur me një pamje të ngrirë. Po atë ditë, rreth orës 21:00 Magda dhe Joseph Goebbels shkuan në kopshtin e Kancelarisë së Rajhut dhe vranë njëri-tjetrin me cianid. Pas urdhrit të mëparshëm të Goebbels, një ushtar e qëlloi disa herë pasi ata pinë helmin. Goebbels nuk lëvizi.

Trupat e çiftit u spërkatën më pas me benzinë dhe u lanë të digjen.

Të fundit

Merz paralajmëron 20 prillin si afatin për krijimin e qeverisë së re. Vijojnë negociatat

“Të hapura dhe konstruktive” – kështu i vlerësuan bisedimet e para konsultativ përfaqësuesit e CDU/CSU dhe SPD. Pak ditë...

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në një postim në rrjetet sociale,...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

Lajme të tjera

Web TV