“Mund t’ju vijmë papritur një natë”, Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Do bëjmë gjithçka!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar sërish Greqinë.

Këto kërcënime të tij, sipas mediave turke, erdhën teksa ai ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të “TEKNOFEST 2022”, që përbën një manifestim të inovacionit turk në fushën e pajisjeve të reja ushtarake.

“Teknofest është një rini ndryshe. Është një horizont tjetër për të ardhmen e vendit tonë”, tha Erdogan në fjalimin e tij, që kryesisht e përqendroi te retorika anti-Perëndimore, duke iu referuar edhe episodeve kur Ankaraja zyrtare nuk është ndihmuar me armë moderne, ç’ka e ka shtyrë që të prodhojë të vetat.

Por lideri turk u ndal edhe te çështja e hapur me Greqinë duke lëshuar një kërcënim të hapur ndaj Athinës zyrtare.

“Turqia është aktualisht në vendin e dytë për nga rritja. Kur thonë ‘turq të çmendur’, ata e dinë se turqit e çmendur vazhdojnë rrugën e tyre me zhvillime”, tha ai.

Me kërcënime të drejtpërdrejta, Erdogan sfidoi sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe vitin 1922.

“Oh, shikoni historinë greke. Nëse shkon shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve? Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Mund të vijmë papritur një natë. Sigurohuni që diku të presin ata që bllokuan përparimin e vendit tonë duke vënë pengesa nën rrota dje. Ne nuk do t’i lejojmë ata”, shtoi Erdogan.

Të fundit

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

Lajme të tjera

Web TV