Shefi i Mercedes sulmon fansat e Verstappen: Do vdesë ndonjë pilot prej këtyre idiotëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provat zyrtare të Formula 1 për Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort, u ndërprenë për shkak të tymuesve që tifozët hodhën në pistë. Atmosfera në Holandë ishte tejet elektrizuese për shkak të Max Verstappen, pilotit të shtëpisë.

Mirëpo, hedhja e tymuesit në pistë mund të shkaktonte pasoja për pilotët teksa kritika të forta për tifozerinë holandeze erdhën nga shefi i Mercedes, Toto Wolf i cili theksoi se ndonjë prej pilotëve mund të humbiste jetën prej idiotëve në tribuna.

“Po shikonim kamerat dhe Lewis ishte duke dalë nga bokset, nuk e di nëse dikush e hodhi tymuesin për të. Por, ishte në një pjesë të pistës ku do të kalonte Hamilton, shpresoj që organizatorët të mos tolerojnë sepse ndonjë prej pilotëve rrezikon të vdesë nga gjestet e këtyre idiotëve”, u shpreh Wolff.

Nga ana tjetër, edhe Verstappen kritikoi tifozët e tij duke theksuar se hedhja e tymuesit në pistë ishte një gjest idiot.Are smoke flares a problem for Formula 1? | GRAND PRIX 247

Të fundit

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën...

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Lajme të tjera

Web TV