Asnjë gjurmë prej thuajse një muaji, ja qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Vis Martinaj

Të tjera detajë kanë dalë pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Jeton Lami, ish-oficeri i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, ndodhet në burg prej disa ditësh lidhur me këtë çështje, pasi dyshohet se ka ndihmuar Ervis Martinajn në lëvizjet e tij brenda vendit dhe ka dekonspiruar aksionet për kapjen e tij.

Zyrtarisht prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një hetim për rrëmbim pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij. Por për shkak se ai nuk është bërë i gjallë prej 10 gushtit është ngritur dyshimi se ai mund të jetë ekzekutuar.

Prej fillimit të gushtit në kamerat e sigurisë në kryeqytet ai shihet herë pas herë. Gjatë kësaj kohe rezulton e këtë qenë edhe në Vorë, Durrës dhe Vlorë.

Pikërisht kjo është zona ku është fokusuar edhe prokuroria e Kurbinit pasi Ervis Martinaj ka udhëtuar drejt dy qyteteve bregdetare ku ushtrojnë aktivitetin e tyre grupi mjaft të forta kriminale.

Mister i madh në të gjithë këtë histori janë edhe paratë të cilat Ervis Martinaj i ka pasur më shumicë për shkak se ka qenë mbreti i basteve sportive dhe lojërave të fatit në Shqipëri prej 2013.

Ndërsa njeriu kyç për zbardhjen e këtij misteri është ish polici Jeton Lami i cili ka shoqëruar drejt Durrësit por edhe në Tiranë Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.