Balla: Komision i posaçëm në procesin e anëtarësimit, me rëndësi despiunizimi i politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha në fjalën e tij në nisje të seisonit të ri parlamentar se një komision i posaçëm është dakordësuar në konferencën e krytarëve, në lidhje me rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Ai gjithashtu u ndal edhe te ligjet e propozuara nga Autoriteti i Dosjeve, duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë nismën për “despiunizimin e politikës shqiptare” siç e quajti ai.

“Sipas adetit, kryetari i grupit të shumicës i duhet që përveçëse të thotë me pak fjalë objektivat e mazhorancës në këtë sesion të tretë të kësaj legjislatrure, të them edhe dy fjalë mbi ato që u thanë nga kolegët e pakicës parlamentare. E falenderoj zonjën Açka për kujtesën që bëri për atë që përfaqëson 5 shtatori, që është edhe dita ndërkombëtare e bamirësisë.

Kuvendi duhet të ketë më shumë vëmendje për sa i përket shtresave në nevojë.

Kuvendi nuk do të mbetet mbrapa sa i përket rolit që ka në çeljen e negociatave. Kuvendi ka rolin udhëheqës në këtë proces, të jetë e qartë edhe për qeverinë.

Kemi dakordësuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar rolin e kuvendit të Shqipërisë. Do jetë komision me mandat shumë të shkurtër për të përqasur rolin në këtë proces të ri. Komisioni i posaçëm duhet miratuar.

Çështja e despiunizimit të politikës shqiptare është me rëndësi dhe mendoj që ngjitja e bashpoëunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore të Shqipërisë, kërkon reflektim nga kuvendi. Grupi i PS ka depozituar dy projektligjet që erdhën si poropozim i autoritetit të dosjeve, kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. Kjo duhet bërë me urgejncë”, tha Balla.

Të fundit

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një nga...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Lajme të tjera

Web TV