Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas mbledhjes së qeverisë tha se Shqipëria është përzgjedhur për të mbajtur një konferencë rajonale nga Interpol.
Ai shtoi se ky është një vlerësim i madh për vendin, ndërsa shtoi se akte të tilla, tregojnë se Policia e Shtetit ka korrur suksese të larta në detyrën e saj.
Ministri Balla u shpreh se kjo konferencë e rëndësishme do të mbahet nga 11-13 qershor.
“Akti i parë ka të bëjë me lajmin se Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor. Është një vlerësim për Shqipërinë në tërësi, por edhe për rezultatet e mira, të arritura nga Policia e Shtetit, ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar, kundër pandëshkueshmërisë, sepse kjo lidhet drejtpërdrejt me një etapë të re mes Shqipërisë dhe Interpol. Policia po gjen dhe po ndalon persona të përfshirë në këto vepra të tjera penale. Vizoni ynë për Shqipërinë 2030, është për t’u kujtuar faktin se Shqipëria pret samitet e BE, sikurse ndodhi në Samiti në dhjetor të 2022, Samitin e Berlinit, por edhe samitit e Interpol.”, tha ai./e.t