Kush është Liz Truss kryeministrja e re e Britanisë, ‘Zonja e hekurt’ II

8/25/2022 - Liz Truss during a hustings event at the Holiday Inn, in Norwich North, Norfolk, as part of her campaign to be leader of the Conservative Party and the next prime minister. Picture date: Thursday August 25, 2022. (Photo by Joe Giddens/PA Images/Alamy Images/Sipa USA) *** US Rights Only ***

Liz Truss ka lindur në 26 korrik 1975 në Oksford. Ajo është bijë e një profesori matematike dhe një infermiereje.

Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në ëebsajtin e konservatorëve.

Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.

Truss vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore – fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët.

Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Liz Truss u martua me kolegun e kontabilistin Hugh O’Leary në vitin 2000 me të cilin kanë dy fëmijë.