Ngjarjet kriminale/ Eksperti Karamuço: Fajtor ai që publikoi dëshmitë e Nuredin Dumanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muajt e verës në vendin tonë regjistruan disa nga ngjarjet më të rëndë kriminale, ndër të cilët disa antetante mafioze, ku mbetën të vdekur disa persona.

I ftuar në studion e “Breaking”, me moderatore Elisa Gjerani, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se të gjitha janë shkaktuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Sipas Karamuços, personi që ka publikuar dëshmitë e Dumanit është fajtori kryesor për “përgjakjen” e rrugëve të Shqipërisë.

“Ngjarjet më të rënda kriminale në vend kanë ardhur nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. E kam thënë dhe kam paralajmëruar se ky do jetë një moment i rëndësishëm. Kanë dalë në pah fakte që nuk diheshin dhe vlera parash për vrasje të paguara.

Ai që i ka nxjerrë është fajtori kryesor që ka gjakosur rrugët e Shqipërisë. A e ka bërë për presion, për të ekspozuar këto marrëdhënie, përplasje. Përplasjet e mëdha kanë dalë nga grupet që kanë marrë para apo kanë kërkuar këtë vrasje dhe vijmë deri te Ervis Martinaj. Nuk mund të flas se çfarë ka ndodhur me të. Nuk mund të them se është vrarë. Pa patur elementë të verifikueshëm për të nuk mund të flas. Por përfshirja e tij vjen si pasojë e dëshmive të Nuredin Dumanit. Ishin si kutia e pandorës që shpërthyen.”- deklaroi Karamuço.

Të fundit

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Lajme të tjera

Web TV