VIDEO/ Udinese ‘shkatërron’ Romën e Mourinho-s

Humbje katastrofike për Romën e Jose Mourinho-s! Kryeqytetasit u shkërmoqën me rezultatin 4-0 nga Udinese në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Kjo ishte disfata e parë në këtë sezon për romanët, te cilët duket se do ta kujtojnë gjatë.

Golat e Udogie, Samardzic, Pereira dhe Lovric, tronditën kryeqytetasit. Në këtë duel me fanellën e Romës debutoi edhe Bellotti, por pa mundur të lerë gjurmë. Ndërkohë me këtë triumf, Udinese është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Roma e vendit të 5-të.

Sfidën e radhës skuadra e Mourinhos, do ta luajë sërish në transfertë, kësaj here ndaj Empolit, ku do të tentojë të ringrihet.

Si të mos mjaftonte humbja e thellë, nga fusha i dëmtuar mbrëmjen e djeshme doli edhe sulmuesi kryesor Abraham.