Noka flet për aksionin opozitar, Meço: Dje nuk erdhe në emision, kjo do jetë opozita?!

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, shprehet se Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka në axhendë protestën e njoftuar sot nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në inceneratorin e Tiranës javën e ardhshme.

Teksa deputeti që bën pjesë në fraksionin e drejtuar nga Sali Berisha fliste për aksionin opozitar këtë vjeshtë, ai u ndërpre nga moderatorja e emisionit Sonila Meço. Kjo e fundit ironizoi dhe nismën e PD për aksionin opozitar që është thënë se do të nisë në shtator me qëllim rrëzimin e Ramës.

Ndërkohë që pritej një aksion i fortë politik në shtator, Meço i kujtoi Nokës se në fakt “opozitës së re” i mungonte vrulli dhe për këtë ajo mori shembull vonesën e numrit dy të PD në emisionin e saj “Task Force”.

“Dje nuk më erdhe fare në emision, sot më erdhe në emision me pesë minuta vonesë. Kjo është opozita që do të kemi në shtator?”, i tha moderatorja Flamur Nokës.