Pronari i kishte marrë 30 mijë euro borxh/ Biznesmeni shqiptar gjendet i pajetë në Greqi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxh 30 mijë euro biznesmenit shqiptar.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, për të shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur. Policia greke ka arrestuar 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë biznesmenin shqiptar.

46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontaktuar për një punë.

Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV