Toni Kroos thumbon klubet e Premier League: Shpenzojnë shumë dhe nuk fitojnë asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e Premier League shpenzuan një shumë qesharake parash gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas BBC, skuadrat në ligën e parë angleze shpenzuan më shumë se ato nga La Liga, Seria A dhe Bundesliga së bashku.

Chelsea vendosi gjithashtu rekordin për më shumë para të shpenzuara nga një klub i Premier League në një afat të vetëm transferimi pasi shtoi në skuadrën e tyre Wesley Fofanan, Kalidou Koulibalyn, Raheem Sterling- un, Marc Cucurella-n, Pierre-Emerick Aubameyang-un, Carney Chukwuemekan dhe Denis Zakarian.

Shuma e parave të shpenzuara janë shumë të larta dhe kjo është arsyeja pse disa besojnë se ne mund të jemi në prag të një epoke dominimi nga klubet angleze në garat evropiane.

Lojtarët më të mirë do të vazhdojnë të dynden në Ligën Premier në kërkim të kontratave fitimprurëse, pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo pjesa tjetër e elitës së kontinentit.

Me këtë në mendje, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka zgjedhur të flasë për ata që më shumë tundohen për të ndjekur pasurinë sesa suksesin në sport.

Mesfushori gjerman ka argumentuar se edhe me shuma të mëdha parash televizive që vijnë, skuadrat angleze kanë ende vështirësi në Ligën e Kampionëve, që sigurisht është e saktë deri në një farë mase.

Sezonin e kaluar, Real Madridi i Kroosit triumfoi në kompeticionin më të lavdishëm për klube, duke mposhtur Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin gjatë rrugëtimit.

“Paratë televizive kanë qenë dukshëm më të larta në Angli për vite me radhë dhe megjithatë nuk kanë rezultuar që skuadrat angleze të fitojnë gjithçka”, deklaroi Kroos në podcastin OMR.

“Falë Zotit jo të gjithë lojtarët shikojnë vetëm pagën, por edhe fitimin e shumë titujve dhe rritjen e më shumë gjëra”.

Lexo edhe :  Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Casemiro, i cili fitoi pesë Liga të Kampionëve së bashku me Kroos në Real Madrid, zgjodhi të bashkohej me Manchester United në një marrëveshje prej 80 milionë euro këtë verë, pasi iu ofrua një pagë rreth 300,000 euro në javë.

Braziliani do të duhet të mjaftohet me futbollin e Europa League këtë sezon, për shkak të dështimeve të ‘Djajve të Kuq’ në sezonin 2021/22.

Të fundit

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Lajme të tjera

Web TV