U tha se e rrëmbeu, flet nga burgu Marjus Musaku: Ersida ka bërë jetë luksi me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ersida Dyrmishi, është vajza e cila ngjalli debate të mëdha në rrjetet sociale pas deklaratës për rrëmbim dhe kërcënim pa dëshirën e saj. Rezultoi e zhdukur, por pas 9 ditë kërkimesh nga bashkëshorti dhe familja e saj ajo u gjet në një hotel në Durrës, ku deklaroi se ishte mbajtur peng nga Marjus Musaku.

Sipas denoncimit të saj, i riu e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë nën kërcënimin e një thike, duke e kanosur për jetën e familjarëve.

Sakaq, 32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u bëri një deklaratë bombë për 30-vjeçaren. Sipas tij, ajo ka pasur një lidhje edhe me shokun e burrit të saj.

“Ndodhem në burgun e Durrësit. Me Ersidën kishim një vit e ca të lidhur, takoheshim çdo ditë. Jemi njohur në plazh, më dha numrin e telefonit dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha fillimisht 32-vjeçari.

Më pas Musaku shtoi se e dinte se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.

“Ajo më thoshte se burri me keqtrajton, jam e jotja deri në vdekje. Rashë në dashuri me të. Flisnim në Telegram. Ajo donte të linte burrin. Nuk e kam marrë me zor. E merrja nga puna, nga ora 14.30 deri në 16 rrinte me mua”, tha ai.

Sipas Musakut, 30-vjeçarja ka bërë jetë luksi me të dhe nuk i mungonte asgjë. Ai ka shtuar se i ka paguar edhe kopshtin e fëmijëve.

Lexo edhe :  Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

“Nëse jam fajtor, kërkoj dënimin me varje. Më shumë ka ndenjur me mua se me burrin e vet. Pse ka mashtruar. E akuzoj për mashtrim të rremë. E kam dashur me shpirt. Nuk i mungonte asnjë lloj gjëje, ka bërë jetë luksi me mua”, vijoi më tej 32-vjeçari.

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV