Erdogan gjithmonë krah Putinit, akuzon Evropën: E keni vetë fajin për krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se për krizën energjetike në Evropë fajtorë janë sanksionet e vendosura nga shtetet evropiane ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Një akuzë të tillë, Kremlini e ka bërë ndaj Evropës.

Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.

Para se të nisej drejt një vizite në Ballkan, Erdogan u tha gazetarëve më 6 shtator se shtetet evropiane “po korrin atë që kanë mbjellë” duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

“Qëndrimi i Evropës ndaj zotit Putin, sanksionet e saj, e kanë sjell zotin Putin – me apo pa dëshirë– deri në pikën që të thotë: ‘Nëse ju veproni kështu, unë do të veproj kështu’”, tha Erdogan.

Deklaratat e Erdoganit janë të ngjashme me ato që Kremlini paraqiti gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën fajësoi “sanksionet e vendosura ndaj shtetit tonë”, teksa foli për ndalesën e dërgesave të gazit për në Gjermani përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

Vitin e kaluar, importet ruse përbënin pothuajse gjysmën e blerjeve të Turqisë të gazit natyror.

Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse. Ky zotim u bë në samitin midis Erdoganit dhe Putinit në Soçi më herët gjatë këtij muaji.

Analistët besojnë se kjo marrëveshje do të sigurojë që Rusia të vazhdojë ta furnizojë Turqinë me gaz përmes gazsjellësit Rrjedha Turke, që kalon nën Detin e Zi.

Erdogan tha se nuk pret që Turqia të ketë ndonjë mungesë të furnizimit me energji gjatë këtij viti.

Lexo edhe :  Protestë kundër Tesla-s në Gjermani/ Protestuesit kundërshtojnë zgjerimin e fabrikës

“Mendoj se Evropa do të ketë probleme serioze me furnizime gjatë këtij dimri”, tha Erdogan.

Rritja e çmimeve të energjisë në botë, që është shkaktuar pas ndërprerjeve të energjisë ruse, ka nxitur krizë ekonomike në Turqi, shtet që po përballet me një inflacion vjetor prej 80 për qind dhe teksa lira turke po vazhdon të zhvlerësohet./REL/

Të fundit

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Gazetari zbulon detaje tronditës:Autori ishte në makinë me nënën kur vrau policin në Fier

Asllan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier, ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin mesditën e...

Lajme të tjera

Web TV