Gjenden 3 lingota ari në makinën e “spiunëve” të Gramshit, dyshohet se do të merreshin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e dy rusëve dhe ukrainasit të arrestuar në Gramsh pasi akuzohen për spiunazh. Sipas “TCH” përveç 1 fisheku 5.56 mm, 6.000 dollarëve dhe disa telefonave celularë, në makinën që përdorej nga shtetasit e huaj janë gjetur edhe tre lingota ari.

Hetuesit kanë dyshime se këto lingota ari do të përdoreshin nga Rusia për të paguar personin i cili do t’iu ofronte të huajve informacione të sakta për objektet strategjike dhe bazat ushtarake ne Shqipëri.

Pesha e këtyre lingotave është 10, 20 dhe 100 gram ar dhe kapin vlerën e më shumë se 12 mijë eurove. Duke ditur se lingotat janë lehtësisht të transformueshme në forma të tjera dhe të lehta në transportim, autoritetet shqiptare dyshojnë se ato janë kërkuar nga personi që do të tradhtonte shtetin shqiptar në vend të parave.

Ky person që do të tradhtonte shtetin shqiptar dyshohet të jetë i lartë, njohës i mirë i informacioneve të klasifikuara dhe me përvojë në fushën e agjenturës sekrete.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV