“Futbolli bie në heshtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava nis dhe hapja e mediave kryesore europiane fokusohet në ndeshjet e secilit kampionat. Seria A luan javën e gjashtë, La Liga spanjolle javën e pestë, Bundesliga gjermane javën e gjashtë, kurse ndeshjet në Premier League angleze do të anullohen për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Duele emocionuese na presin këtë fundjavë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Daily Express Sport e hap ditën me titullin: “Futbolli bie në heshtje”. Premier League anulon ndeshjet e kësaj fundjave në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.Home Daily Express Sport 10/09/2022

La Gazzetta dello Sport hapet me rinovimin e liderit të ri deri në vitin 2027: “E dua Milanin”. Tonali zgjat kontratën, ai tashmë është një anëtar shumë besnik i klubit kuqezi.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 10/09/2022

Corriere dello Sport hapet me titullin: “Napoli ngrohet”, për të prezantuar ndeshjen mes Napolit dhe Spezias që do të hapë ditën. Raspadori do të jetë sulmuesi kryesor tani në vend të të dëmtuarit Osimhen.Faqja e parë Corriere dello Sport 10/09/2022

“Paredes vertical” është titulli hapës i torinezes Tuttosport. Paredes u shpreh i gatshëm për ta bindur Di Marian që të qendrojë dhe një vit në Torino.Home Tuttosport 10/09/2022

E përditshmja madrilene AS hapet me titullin “Një tren tjetër për Hazard”. Belgu synon të startojë ndaj Mallorca-s 231 ditë më vonë për shkak të dëmtimit të Benzemas. Performanca e tij në Champions League jep optimizëm në Madrid.Home AS 10/09/2022

“Le të vazhdojë brezi” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Një Barça me rotacione kërkon tre pikët në vizitën e saj në Cádiz.Kopertina sportive të premten 9/10/2022

Prestigjozja Marca hapet me fjalët e Joao Félix: “Ne mund të luftojmë LaLigën”. Sot Atlético-Celta në orën 21:00.Faqja e Parë Marca 10/09/2022

“Rotacione para Bayernit” ka shkruar gazeta Sport. Sot Cádiz – Barça në orën 18:30. Xavi njofton ndryshime kundër Cádiz dhe thërret dy nënshkrimet e fundit: Marcos Alonso dhe Héctor Bellerín.Home Sport 10/09/2022

Lexo edhe :  Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

“Monza ja ku jemi” është titulli i gazetës Sportweek. Sot zhvillohen kualifikimet në Çmimin e Madh të Monzës, e njohur dhe si shtëpia e skuderisë Ferrari. Kokëkuqja italiane synon të rrëmbejë fitoren nga Redbulli agresiv. Nesër zhvillohet gara në orën 16:00.Faqja kryesore e Sportweek (La Gazzetta Dello Sport) 10/09/2022

Të fundit

Irfan Hysenbelliu kërcënohet, avokatët nisin procedurat

Botuesi i News24 dhe Panorama Group, Irfan Hysenbelliu, së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga...

Juventusi tenton Zhegrovën, oferta është spektakolare!

Juventusi ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Sipas mediave italiane, 'Zonja e Vjetër' është e gatshme...

Vdekja e Matthew Perry, “Mbretëresha e Ketaminës” deklarohet fajtore

E ashtuquajtura Mbretëresha e Ketaminës, e akuzuar për shitjen e drogës te Matthew Perry disa ditë para vdekjes së tij, ka pranuar të deklarohet...

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet...

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante një grua trans – dhe...

Lajme të tjera

Web TV