Kursim energjie? Të gjitha dritat e aksit Durrës-Rrogozhinë qëndrojnë ndezur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga temat më të nxehta në botë, por edhe në vendin tonë është aktualisht kriza energjitike. Anëtarët e qeverisë njëzëri kanë bërë thirrje për kursim të energjisë si dhe kanë ngritur alarmin se na pret një dimër i vështirë.

Jo më larg se dy ditë më parë qeveria tha se do të vazhdojë të mbështesë konsumatorët familjarë si dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritje e çmimit të energjisë, por theksoi se ata që harxhojnë më shumë se 800 kilovat do të paguajë energjinë me çmimin e tregut pa përfituar nga mbrojtja.

Po ashtu, sikurse po ndodh dhe në vende të zhvilluara evropiane, anëtarët e kabinetit qeveritar shpesh sugjerojnë masa të ndryshme sesi të kursehet energjia, ndërkohë që shpesh në kryeqytet apo në rrugët kryesore të qyteteve të ndryshme të fiken dritat për këtë qëllim.

Ndërkohë në 1 video të mbërritur në redaksinë tonë, shihet sesi gjatë natës kur ka shumë pak qarkullim, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, dritat rrugore përgjatë këtij aksi mbahen ndezur.

E në një kohë kur po bëhet thirrje për kursim masiv të energjisë dhe rritje të çmimit të saj, përse nuk jepet shembulli sesi duhet kursyer pikërisht duke nisur nga këto akse rrugore?

Të fundit

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV