Pjanic dhe Dzeko refuzojnë të luajnë për Bosnjen, ja cila është arsyeja e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit të Bosnjes ka konfirmuar së fundmi se më datë 19 nëntor do të udhëtojë drejt Saint Petersburgut për të zhvilluar një miqësore ndaj Rusisë. Me kombëtaren ruse, por edhe me skuadrat ruse të penalizuara nga ana e UEFA-s e FIFA-s për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, Bosnja duket sikur del nga rendi ndërsa pikërisht në lidhje me këtë situatë disa lojtarë janë shprehur kundër zhvillimit të kësaj ndeshje.

Por, ai që ka folur hapur dhe është tërhequr nga një miqësore e tillë është kapiteni i ekipit, Miralem Pjanic. Mesfushori thekson se nuk do të jetë pjesë e kombëtares për miqësoren ndaj Rusisë ndërsa nuk heziton të kritikojë edhe Federatën.

“Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë nje vendim të ndryshëm. Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, u shpreh Pjanic.

Kujtojmë se Miralem Pjanic finalizoi në këto ditë transferimin e tij nga Barcelona në Emiratet e Bashkuara Arabe tek skuadra e Sharjah. Mesfushori nuk kishte më hapësirë në formacionin e trajnerit Xavi Hernandes dhe tashmë do të provojë një aventurë të re, ndërsa me reagimin e tij ka nxitur shumë polemika në Bosnje.

Nga ana tjetër edhe sulmuesi Edin Dzeko, reagoi në lidhje me këtë ndeshje:

“Unë kam pozicionin tim që është i qartë dhe që nuk përfshin luajtjen e kësaj ndeshje, ndërkohë që njerëzit e pafajshëm po vuajnë. Unë qëndroj në solidaritet me popullin e Ukrainës në këto kohë të vështira për ta” -shtoi ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Romës, i cili aktualisht luan tek Interi.

Të fundit

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Lajme të tjera

Web TV