Presidenti i LaLiga sulmon Premier League: Kështu nuk vazhdohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Për t’u rikthyer konkurruese, Barcelonës i është dashur të shesë plot 700 milionë euro asete të klubit dhe kjo pasi është në pronësi të ortakëve dhe nuk mund të ketë injektime të ardhurash nga pronarë apo aksionerë”. Fjalët janë të Javier Tebas, Presidentit të La Ligas, gjatë prezantimit të tavanit të pagave të La Ligas, pas mbylljes së merkatos verore.

Në bilancin e fundit pas merkatos së dimrit, Barcelona në kolonën e zërit të fondit të pagave, kishte një deficit prej “- 144 milionë eurosh”, sot pas 8 muajsh ka një fond prej “+ 656 milionësh”. Ndryshime përveçse ndonjë kursimi apo reduktimeve të pagave, i detyrohet lëvizjeve të bëra nga klubi për të arkëtuar para të freskëta, me Barcelonën që ka shitur 25% të të drejtave televizive për 25 viteve të ardhshme, e po ashtu ka shitur edhe 49 % të Barca Studios.

Një lëvizje e guximshme, por që mbart rreziqe, “vitin tjetër do të shihet, – deklaroi Tebas duke shtuar, i cili shtoi se është e qartë që tani Barcelonës i duhet të arkëtojë shumë, pasi nuk mendoj se ka mundësinë për të aktivizuar të tjera leva dhe pagat janë aty për t’u paguar. Por ata e dinë diçka të tillë dhe po punojnë për këtë”.

Vazhdon të ketë një shëndet të mirë financiar Reali i Madridit. Në “Bernabeu” kanë kursyer shumë duke lëvizur me sukses ekonomikisht në vitet e fundit dhe ndaj mund t’i lejojnë vetes të shpenzojnë shumë. Kufiri i lejuar për pagat për Realin është 683 milionë euro, pak më shumë se i Barcelonës që për të arritur deri këtu ka lënë peng të ardhmen e klubit duke shitur asete të rëndësishme për 25 vjet.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Atletiko e Madridit ka një tavan pagash prej 341 milionësh, ndërsa ai i Sevillas mbetet 200 milionë euro. Në përfundim të prezantimit të tavanit të pagave, Tebas bëri një sulm frontal ndaj Premier League.

“Prej kohësh kemi sinjalizuar klubet-shtet, PSG e City-n. Tani ka klube në duar të manjatëve, njerëz që nxjerrin bllokun e çeqeve dhe pompojnë para të freskëta në klubet e tyre, duke e fryrë merkaton dhe duke e bërë futbollin të pa mbështetshëm ekonomikisht. Këtë verë Premier League e mbylli merkaton duke shpenzuar 2 miliardë e 296 milionë euro për blerjet, teksa shiti në total për 1 miliardë e 90 milionë, një bilanc negativ prej plot – 1 miliardë e 206 milionësh. La Liga regjistroi një bilanc prej -50 milionësh, Bundesliga +50 milionë, Ligue 1 +96 milionë dhe Serie A +24 milionë. Premier League ndërkohë i lejon vetes të humbasë më shumë se një miliardë euro”, tha kreu i La Ligas.

Pas furnizimit të shifrave, Tebas nxjerr në pah gjithsesi krenarinë sportive teksa shprehet: Gjithsesi anglezëve ju kujtoj gjithmonë një gjë. Në këtë shekull skuadrat spanjolle kanë fituar 36 tituj europianë, ato të Premier League 13. Premier League i ka mekanizmat e kontrollit, por duhet t’i bëjë që të funksionojnë. Pastaj është dhe UEFA, por mekanizmat e saj hyjnë në fuqi vetëm në 2024-ën. Me siguri që kështu nuk ecet përpara, nuk mund të vazhdohet të injektohen para në klube që humbasin para. E përsëris, Barcelonës iu desh të shiste plot 700 milionë euro asete të klubit”, theksoi Tebas.

Të fundit

Trump i cakton një detyrë të re Richard Grenell-it

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F....

Si do krijohet qeveria në Kosovë? Opozita s’do koalicion, VV pret votat e diasporës

E ardhmja politike e Kosovës, vijon të mbetet e paqartë pas numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Partia...

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Bashkinë e Tiranës, ku ka takuar nënkryetarët e këtij institucioni. Takimi vjen pas arrestimit me kërkesë të SPAK, të...

Po e luftojmë korrupsionin?/ Çfarë thotë “Transparency International”

Transparensi International ka publikuar së fundmi të dhënat më të fundit mbi korrupsionin në nivel global, duke ofruar një pasqyrë të detajuar mbi nivelin...

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Në përgjgjie...

Lajme të tjera

Web TV