Sulmet e 11 shtatorit, Biden premton drejtësi për familjarët e viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se familjet e viktimave të 11 do të kenë drejëtsi, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për faktin se gjyqet e atyre që qëndrojnë pas sulmeve, janë ende të bllokuara në Guantanamo.

“Ne po punojmë për këtë”, tha presidenti amerikan.

“21 vjet më vonë, ne mbajmë të gjallë kujtimin e jetëve të çmuara që na u vodhën në Ground Zero, Shanksville dhe Pentagon. Jill dhe unë jemi pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ende po vuajnë. Nuk do ta harrojmë kurrë ”, shkroi Biden në Twitter me rastin e 21 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Presidenti do të jetë në përkujtimin e sulmeve në Pentagon, ku do të mbahet një minutë heshtje rreth orës 9.37, ora e rrëzimit të Boeing 757 të American Airlines.

Të 64 pasagjerët në aeroplan vdiqën nga përplasja, duke përfshirë terroristët dhe 125 persona që ndodheshin në ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes.

Të fundit

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në...

“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe. E ndërsa opozita...

“Ky imazh ofendon besimtarët”/ Postimi i Trump si Papë kritikohet ashpër nga katolikët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë....

Lajme të tjera

Web TV