Sulmi ndaj sistemit TIMS, Çuçi: Ne kemi punuar prej momentit të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka konfirmuar se sistemi TIMS është rikthyer në 6 pika kufitare. Ai thekson se po punohet për ta vënë në punë edhe në pikat e tjera. Çuçi shprehet se edhe në këtë rast SHBA ka mbështetur Shqipërinë, ndërsa po punojnë për ta bërë sa më të sigurt sistemin.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë të TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa. Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme”, tha Çuçi.

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV