24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina kujton të atin: Pashë në makinë këmishën e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i ka sjellë të bijës, Rudina Hajdari kujtimet e çmuara me të atin. Në një bisedë më të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, Rudina Hajdari ka kujtuar me mall të atin, ndërsa tregon episodin kur ai u plagos përpara Kuvendit.

Rudina thotë se atë ditë po e priste të atin që ta merrte nga shkolla si zakonisht, por ai nuk erdhi. Pasi mori vesh që i ati është plagosur, Rudina thotë se shkoi ta takonte ndërsa tregon edhe çfarë i tha Azem Hajdari sapo e pa.

“Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur. Mora vesh që e plagosën në parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ca notash more sot. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit”, tha Hajdari.

Rudina Hjadari ka kujtuar edhe Besim Çerën, truproja e të atit Azem Hajdari, që mbetën të vrarë në 12 shtator.

“Një nga ata njerëz fjalëpakë, sa herë vinte në shtwpi udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thonte: Fatmira të lutem mos shtro mos bëj asgjë se nuk ke nevojë. Nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Ishte fjalëpakë i dashur, por për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë për ne”, tha Rudina Hajdari.

Të fundit

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Lajme të tjera

Web TV