Balluku sqaron shprehjen: Se kam thënë kurrë që rrobat të lahen me 30 gradë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi për publikun dhe afartin se deri kur mund të zgjasë fasha 800kw/h e vendosur nga qeveria.

E ftuar në “Euronews Albania”, Balluku u shpreh se kjo varet edhe nga prurjet hidrike që do sjellin reshjet në vjeshtë. Ajo u shpreh se çmimi mund të rishikohet sërish në dhjetor si dhe nuk përjashtoi dhe mundësinë për heqjen e fashës 800 kw të vendosur.

Ministrja sqaroi dhe “deklaratën” ku iu bën thirrje zonjave për larjen e rrobave me 30 gradë për të kursyer energji. Ajo u shpreh se nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë dhe se është një keqkuptim që u përhap enkas për të bërë zhurmë mediatike.

“Pas 31 dhjetorit çmimi do të rishikohet. Po shpresojmë që të kemi prurje hidrike. Mbase dhe fasha nuk do të aplikohet më. Pronarët dhe bordet e televizionin të mendonin që të na ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë. Ose të na aplikojnë një çmim preferencial, në një fashë orari që nuk ju prish punë dhe ju. Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave me 30 gradë. E para unë nuk e kam thënë se me sa duhet të lahen rrobat se nuk jam eksperte se sa harxhon lavatriçja. Ka qenë një sport që e ka shpërndarë KESH dhe nuk e ka thënë ministrja. Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike,”-tha ajo.

Të fundit

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Lajme të tjera

Web TV