Formula 1/ Verstappen dominon edhe në “shtëpinë e Ferrarit, tashmë pranë titullit kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstasppen me Red Bull fiton edhe garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Monza-s, “shtëpinë” e Ferrari. Ky është suksesi i 11-të sezonal për pilotin holandez, i pesti radhazi, në një kampionat ku po dominon e po shkon drejt konfirmimit si kampion bote.

Gara u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë, e cila hyri në pistë 5 xhiro nga fundi, pas aksidentit të Daniel Ricciardo. Pista nuk u bë gati dhe në finish mbërriti e para makina e sigurisë e pas saj të gjithë pilotët, duke bërë që gara të humbasë spektaklin në fundin e saj. Gjithsesi, Verstappen e meritoi fitoren.Verstappen beats Leclerc to Monza win as race ends behind Safety Car ·  RaceFans

Edhe pse e nisi garën nga vendi i shtatë, ai arriti të rikuperojë në pistë, ndërkohë që përfitoi edhe nga një strategji ndryshe e Ferrari me Charles Leclerc. Ky i fundit bëri dy ndalesa, me shpresën që të fitojë, por në përfundim kjo doli një lëvizje e gabuar dhe e mbylli garën i dyti edhe pse e nisi atë nga “pole”.

Në podium u ngjit edhe britaniku i Mercedes, George Russell, duke lënë pas Carlos Sainz (Ferrari), Lewis Hamilton (Mercedes) e Sergio Perez (Red Bull). Këta të tre e nisën garën nga vendet e fundit dhe bënë një rikuperim të mirë. Në “top-10”, pra në zonën e pikëve, u klasifikuan edhe Norris, Gasly, De Vries e Zhou.

Të fundit

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej kurrë CEO e Applebee ndërsa...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Lajme të tjera

Web TV