Graham Potter prezantohet tek Chelsea, kërkesa e tij e parë është….. Cristiano Ronaldo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Graham Potter është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Chelsea, i cili përkrah presidentit të “Bluve”, Tod Boehly, ka firmosur kontratën e tij me klubin londinez.

Duket se ai menjëherë ka nisur punën për të menduar për merkaton e janarit, edhe pse ajo e verës ka vetëm disa ditë që është mbyllur. Siç raportojnë mediat angleze, trajneri anglez ka dëshirën që të afrojë në skuadër yllin portugez Cristiano Ronaldo.

37-vjeçari ishte pranë një kalimi te Chelsea që në verë, por Tuchel nuk e shihte në planet e tij, gjë që nisi krisjen mes tij dhe presidentit amerikan të “Bluve”.

Boehly është shprehur se Ronaldo është futbollisti i tij i preferuar dhe do të donte shumë ta shikonte te Chelsea, gjë që mund të plotësohet në janar me Potter në stol.

Dhe Ronaldo pritet të jetë dakord me një transferim në Londër, duke parë dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu pas faktit që ka humbur dhe vendin e titullarit në skuadrën e drejtuar nga Erik ten Hag.

 

Të fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Lajme të tjera

Web TV