VIDEO/ Juve-Salernitana një ndeshje e çmendur: Gola, përleshje dhe….VAR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e çmendur mes Juventus-Salernitana pati një epilog Far West me një përleshje qe shpërtheu në fushë.

Në fushën e Allianz Stadium, në fakt, zhurma shpërtheu në minutën e 95′ kur gjyqtari Marcenaro sinjalizoi se do të shkonte në monitor, me kërkesë të Var, për të kontrolluar një parregullsi të mundshme (pozicioni jashtë loje i Bonuccit u konsiderua aktiv) me rastin e golit të sapo shënuar nga Milik (i anuluar më vonë) që i kishte lejuar bardhezinjtë të përfundonin një rikthim të bujshëm duke shkuar nga 0-2 në 3-2 në një ndeshje te pabesueshme…

Në atë moment, në fakt, Vlahovic filloi të protestonte me arbitrin dhe mbrojtësi i Salernitanas, Federico Fazio ndërhyri për ta larguar duke i vënë duart mbi të dhe duke lejuar Marcenaron për të arritur në monitor dhe për të kontrolluar sinjalizimin e VAR.

Ndërhyrja e Juan Cuadrado, në mbrojtje të partnerit të tij, shkakton një sherr me argjentinasin me të dy të cilët pasi janë shtyrë disa herë, janë ndarë. Megjithatë, shpirtrat tani janë të tensionuar dhe gjithçka ndodh në fushë me të gjithë lojtarët (si ata që luanin ashtu edhe ata që ishin në pankinë), përbërësit e stafit teknik dhe drejtuesit shoqërues që futen në fushë.

https://youtu.be/ugRomyjEJMM

Trazirat tashmë janë të pakontrollueshme dhe rreziku që situata të degjenerojë është afër me Fazio, i cili vazhdon të grindet me lojtarët e tjerë të Juventusit, ndërsa kolumbiani i Juventusit është në shënjestër të lojtarëve të tjerë mysafirë.

Në atë moment arbitri Marcenaro detyrohet të nxjerrë dy kartonë të kuq për ata që në atë moment ishin më të revoltuarit, pra Fazio dhe Cuadrado. Megjithatë, ndëshkimet dhe kaosi nuk mbaruan me kaq: arbitri i ndeshjes, pasi shqyrtoi pamjet në monitor, vendosi të anulojë golin e Juventusit duke e lënë në barazim rezultatin e ndeshjes.

Lexo edhe :  Hansi Flick tregon cili është kompeticioni i tij i preferuar

Në atë moment, pankina e Juventusit acarohet, me Massimiliano Allegri i cili hodhi xhaketën e tij në fushë në shenjë proteste. Një sjellje që arbitri nuk e toleron dhe i tregon kartonin e kuq, duke bërë të njëjtën gjë me një bashkëpunëtor të stafit teknik të Davide Nicolës në pankinën tjetër.

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV