E dyta më e shtrenjtë në botë, mbretëresha Elizabet ishte e ‘fiksuar’ pas makinave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi se mbretëresha Elizabeth është ndarë nga jeta ka prekur njerëzit në mbarë botën. Monarkja më jetëgjatë në Britaninë e Madhe ka jetuar një jetë plot ulje-ngritje, arritje, vendime të vështira, lajme të lumtura dhe sigurisht shumë intriga, pasion dhe skandale mbretërore.

Së fundmi po diskutohet edhe shija që mbretëresha kishte për makinat e shtrenjta. Në vitin 2002, asaj iu dhurua një limuzinë Bentley State prej 10 milionë paundësh për të shënuar Jubileun e saj të Artë dhe në atë kohë, ajo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë.

Automjeti ishte i pajisur me goma të përforcuara për të mbrojtur rrotat nga thumbat e rrugës, një kabinë pasagjerësh rezistente ndaj shpërthimit dhe dyer të blinduara. Për më tepër, pjesa e brendshme e Bentley-t mund të mbyllet shpejt hermetikisht në rast të kërcënimeve ajrore si një sulm me gaz kimik dhe se xhami dhe trupi i limuzinës ishin “forcuar posaçërisht” në mënyrë që të mbroheshin pasagjerët nga shpërthimet aty pranë.

Sigurisht, automjeti ishte i përshtatur posaçërisht me shijen e Mbretëreshës dhe i projektuar duke pasur parasysh rehatinë e saj. Për shembull, kabina e pasagjerëve ishte projektuar që të ishte sa më e dukshme që të ishte e mundur, duke qenë se Mbretëresha shpesh përshëndeste me dorë turmat ndërsa kalonte me makinë. Lartësia e kabinës u mor gjithashtu në konsideratë dhe Mbretëresha nuk duhej të përkulej kur hynte në automjet.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV