Inter “rrëmben” 3 pikët e para në Champios, debuton dhe Asllani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi bëri detyrën në Champions League duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Viktoria Plzen dhe pret rezultatin e përballjes Bayern Munich-Barcelona.

Edin Dzeko ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Zikaltrit u munduan ta shënojnë edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.

Gjërat u bënë më të lehta për Interin në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të Buchas, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Barella. Inferioriteti numerik do jepte efektin e vet, pasi goli i dytë do vinte nga Skriniar në minutën e 71-të.

Në fundin e sfidës pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që debuton në Champions League.

VIDEO PLZEN-INTER – VIDEO

Bie Tottenham. Takimi i luajtur në Lisbonë mes Sporting dhe Spurs është fituar me rezultatin 2-0 nga portugezët, që  tani kryesojnë Grupin D të vetëm me 6 pikë pas dy javëve të para.

VIDEO – SPORTING-TOTTENHAM – VIDEO

Paulinho (90′) dhe Arthur Gomes (93′) i kanë dhuruar fitoren dhe tri pikë shumë të rëndësishme portugezëve. Dy ekipet e tjera që bëjnë pjesë në Grupin D janë Marsielle dhe Eintracht Frankfurt, që do të përballen në orën 21 në Francë.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV