“500 mijë dollarë për PD nga Rusia”, Noka: Çështje personale e Bashës, kërkojmë hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur në lidhje me lajmin, ku u tha se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, kur në krye të partisë ishte Lulzim Basha.

Noka tha se ky është një “hall” i Bashës dhe se nuk duhet të përbaltet PD. Ndër të tjera Noka tha se demokratët kërkojnë hetim për këtë çështje.

“Ajo që dua t’ju them sot ju, panelit dhe çdo shqiptari, është se Partia Demokratike është krijuar si parti euroatlantike, perëndimore. Çdo gjest, hall personal i Bashës s’mundet kurrë të përfshijë PD në këtë tymnajë dhe baltosje. Asgjë nuk e lidh PD dhe demokratët me boshtin serbo-rus. Individi që po flitet, ka hall dhe çështjet e tij. E para që mund t’ju them është çështje personale. S’ka arsye që të përfshihet PD. Asnjë individ, përfshirë dhe Bashën. Nuk mund të përbaltet PD dhe orientimi i saj. Është hall i tij, çështja e tij.”, tha Noka.

Them atë që kam thënë dhe vazhdimisht; hetim, hetim dhe vetëm hetim! Edhe në atë kohë kur doli, pavarësisht se na u servir si sulm nga Edi Rama, kërkuam hetim të plotë dhe të pandashëm. Sot përsëri demokratët kërkojnë një gjë, hetim të pandashëm për të zbardhur deri në fund këtë fenomen personal të Bashës. Është akt i rëndë, pasi cënon sovranitetin e këtij vendi, pasi ka të bëjë me armikun e Shqipërisë, nga një armike e NATO-s. Hetimi do të zgjasë. DASH ka nxjerrë hetimin, dhe do rihapet hetimi” tha Noka për “Open”.

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV