Ditë e martë dhe data 13

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Të dyja i zgjodhi me dorë, si datën edhe ditën. Data 13 dhe dita e martë, në kulturën e disa popujve, edhe në kulturën tonë, konsiderohen si datë dhe ditë ‘të djallit’.  Familja- parti e Ilir Metës ka fantazuar gjatë mbi ‘djallin’ që do të godiste atdheun në datë 13 shtator, ditë e martë (!). Kështu u ngjiz ‘protesta’ e Metës. Nëse fuqia e ‘zotit të keq’ nuk do të merrte me vete vlera të mëdha, atëherë edhe krimi i familjes nuk do të fshihej. Kjo ishte pesha. Kaq e thjeshtë është zgjedhja e datës 13 shtator për të sulmuar inceneratorin e Tiranës me disa turma të verbra dhe disa ‘jo të verbër’.

A pyet njeri për Atdheun para besëtytnisë?

Po them për këta njerëz që gjuajnë për ditën më të vështirë të atdheut, me qëllim që ditën e keqe t’i zënë rrugën. Atdheu tanimë është i sulmuar nga shtetet armike. Nëse i shtohet edhe sulmi i dy ish- presidentëve të vet, kjo nuk mund të thuhet se ‘nuk ndodh gjë’. Jo, ndodh. Mbrëmë ishte në plan që të ndodhte t’i vihej zjarri ose të pushtohej inceneratori i Tiranës. Nga jashtë atdheut, sulmi i Iranit (ose një Irani tjetër) po kërkon hapësirë. Misioni i lodhjes ose edhe i rrëzimit të atdheut nga përbrenda është shërbimi më i madh për shtetet armike. Mes dy ish- presidentëve tanë dhe sulmit nga jashtë, tashmë ka një lidhje të provuar. Të dy, gjatë kohës kur mbanin në duar frenat e shtetit, ‘të brendshmet’ e shtetit i ndanë me agjenturat ruse dhe iraniane.

Çfarë është kjo punë, këta e duan atdheun poshtë në greminë?

Do të ishte sa e pa mundur, sa edhe e paarritshme që dy persona ta hedhin atdheun tej si një leckë. Ka ardhur momenti që vendi ynë ndodhet nën rrezikun e sulmeve nga Rusia dhe Irani, e bash në këtë moment këta bëjnë edhe të fundit që ta dobësojnë atdheun. Por nuk e besoj se këta mund ta mposhtin; nuk besoj as se këta nuk e duan atdheun si krijesë. Madje këta betohen ‘për patriotizëm’… Këta e duan atdheun, por e duan që ta përdorin dhe ta shtrydhin. E para, ta përdorin siç e kanë keqpërdorur, duke e vjedhur dhe duke e shëmtuar; dhe e dyta: duke i vënë prapë zjarrin me qëllim që brenda kurmit të atdheut të digjeshin krimet e këtyre.

Lexo edhe :  Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Pse do të digjej mbrëmë inceneratori i Tiranës?

Menjëherë, Ilir Meta do të burgosej në flagrancë; por kjo do të ishte arritja e tij. Do të prangosej për një krim të vogël e ‘vulgar’. Atëherë do të shfaqej para kamerave e do të tundte këmbët: ‘Më burgosën për një hiçgjë!’ Me këtë rast i mbuloheshin edhe krimet e mëdha: Vjedhja e floririt, dosja e 690 mijë dollarë lobimi pa burim;  vjedhja e madhe në CEZ; pasuria prej miliona në Londër dhe në offshorët e botës; pasuria e fshehur në muret e Irfanit; blloku i zi dhe 700 mijë euro në videon e Tritan Priftit; lumi i parave që i vinin nga kunati Drini… dhe informacioni i klasifikuar për Iranin… Të dy, njësoj, rrahin këmbë se janë patriotë, por atdheun e bëjnë ‘leckë’ që nga mëngjesi në mbrëmje. Vini re: Janë shtuar stërkeqet dhe sharjet ndaj atdheut që nga dita kur vendi kërcënohet nga fuqitë armike nga jashtë dhe kur Amerika i ka dalë në krah vendit tonë.

E duan a nuk e duan vendin?

Mes tyre, thellë- thellë, çështja shtrohet ‘atdheun ta kemi’, por jo ‘edhe ‘ta bëjmë’, dmth ta zbukurojmë. Kudo ku ndërtohet një vepër publike, aty preket një interes i tyre privat; dhe këtë e ‘djegin’. I dëgjuat buritë e Berishës kundër portit të ri të jahteve në Durrës? Projekti i ri kishte prekur territorin pronë të Shkëlzenit që e kishte vënë në shitje për 5.5 milionë euro… E gjithë Shqipëria kështu është, e minuar nga vjedhjet dhe thonjtë e dy ish presidentëve. Këta e duan ‘atdheun ta kemi’ dhe ta keqpërdorin; jo ‘atdheun ta kemi dhe ta bëjmë!’. Fjala e ndritur latine ‘res ficta et picta’ (atdheu i lindur dhe i bërë), përjetohet si mallkim për këta.

Nuk e patë atdheun, sa të shëmtuar, na e lanë kur u larguan?. Një komb që i beson prapë atij që e ka dhunuar, ai bëhet gati për në ferr.

Por a bëhet atdheu, apo është mjaftueshëm ai që kemi që në lindje të tij?

Duhet entuziazëm për atdheun e  kombin. Pyetja ‘ta kemi?’, apo ‘ta kemi dhe ta bëjmë?’, ka shqetësuar prej kohësh filozofët dhe ndërtuesit e shtetit perëndimor. Kësaj here kishim fatin që në krah patëm Amerikën dhe Perëndimin për ta mbajtur atdheun jashtë duarve të këtyre. Ndryshe këta datën 13 dhe ditën e martë do t’i kishin ngulur në ballin e atdheut.

Të fundit

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit...

Tragjedi në Korçë/ 70-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16...

Merr me vete 7 liderë europianë për të takuar Trump… nga çfarë ka frikë Zelensky?

Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në lidhje me Ukrainën, Volodymyr Zelensky ka ftuar shtatë liderë evropianë të takohen me Donald...

Shuhet aktori i dashur për publikun shqiptar, njihej edhe si “Gjyshi i Përrallave”

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grapshi, “gjyshi i përrallave” Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar Zija Grapshi, i...

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar në një destinacion të mirfilltë...

Lajme të tjera

Web TV