Ndizet Egjeu, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë, alarm në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avionët turq fluturuan sot mbi Agathonisi, mes tensioneve në rritje Greqi-Turqi.

Avionët F-16 turq që hynë në ishuj pa paraqitur një plan fluturimi, fluturuan rreth 3048 metra mbi Agathonisi në orën 14:33.

Një minutë më vonë, çifti i dytë i luftëtarëve turq fluturoi mbi kompleksin e ishullit “Njeriungrënës” në 5181 metra lartësi.

Mediet greke shkruajnë se turqit me  sa duket janë të gatshëm ta vazhdojnë lojën e tensioneve duke rrezikuar stabilitetin në rajonin e Egjeut dhe Mesdheut Lindor.

Përgjigjet e Forcave të Armatosura janë të menjëhershme dhe vendimtare në tokë, ajër dhe det, ku GEETHA ka dhënë urdhra të qarta për rritjen e gatishmërisë 24 orë në ditë.

Skuadriljet e luftës kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, me qëllim që të mos lejojnë hyrjen e avionëve turq. Në të njëjtën kohë, Marina ndodhet nga skaji në skaj në Egje, duke kontrolluar me njësitë e saj sipërfaqësore dhe nëndetëse të gjitha pikat “kyçe” të Arkipelagut.

Ushtria tokësore përbën gjithashtu “sytë dhe veshët” e Forcave të Armatosura dhe informojnë vazhdimisht Qendrën Operative në Athinë për çdo lëvizje të palës së kundërt.

Të fundit

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV